Pikat kryesore
- “Çdo subjekt që nuk arrin të përmbushë kërkesat e Bashkimit Europian, rrezikon të mbetet jashtë tregut në momentin e anëtarësimit.
- Për këtë arsye, qasja jonë është e balancuar dhe e përgjegjshme.
- Ku synohet ndërtimi I një plani konkret për mbështetje financiare të targetuar, afate të qarta për përmirësim, dhe bashkëpunim i ngushtë me biznesin.
Nën temën ‘Siguria Ushqimore / Prioritet Kombëtar dhe Përgjegjësi e Përbashkët për Integrimin në BE’ u mbajt sot në Tiranë takimi mes përfaqësues të AKU, ministrisë së Bujqësisë, si edhe operatorë të biznesit ushqimor, me praninë e kryeministrit Rama. Në fjalën e saj drejtoresha e AKU, Blerina Gjylameti u shpreh se institucioni që ajo drejton do të jetë një partner i drejtë dhe transparent për operatorë e biznesit ushqimor, ndërsa paralajmëroi se asnjë produkt i rrezikshmë nuk do të dalë në treg. “Çdo subjekt që nuk arrin të përmbushë kërkesat e Bashkimit Europian, rrezikon të mbetet jashtë tregut në momentin e anëtarësimit. Për këtë arsye, qasja jonë është e balancuar dhe e përgjegjshme. Ku synohet ndërtimi I një plani konkret për mbështetje financiare të targetuar, afate të qarta për përmirësim, dhe bashkëpunim i ngushtë me biznesin. Qëllimi është i qartë: ky tranzicion të mos jetë barrë, por duhet të jetë mundësi zhvillimi.Një tjetër element kritik është menaxhimi i nënprodukteve me origjinë shtazore dhe funksionimi i thertoreve sipas standardeve europiane. Në këtë drejtim synojmë të: konsolidojmë kuadrin ligjor, vendosjen dhe klasifikimin e qartë sipas riskut, si edhe mbështetjen me investime në infrastrukturë të dedikuar. Kjo garanton gjurmueshmëri të plotë dhe eliminon çdo lloj rreziku për kontaminim” u shpreh Gjylameti. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Alarm për ushqimin e bebeve ‘HiPP’/ Helm miu në kavanoza, AKU: Deri tani asnjë rast në Shqipëri Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje AKU bllokon mbi 3.9 ton produkte bimore pa etiketë në Tiranë, gjobitet subjekti