Pikat kryesore
- Opinionistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë përshtypjet e tyre për sezonin e gjatë dhe të mbushur me emocione.
- Në një intervistë plot batuta dhe humor, të dy kanë komentuar suksesin e programit, dinamikat brenda shtëpisë dhe eksperiencën e tyre si opinionistë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim edhe në edicionin e ardhshëm.
- Pyetjes së bërë nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e radhës, Kryemadhi u përgjigj “Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër”.
Opinionistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për pas përfundimit të spektaklit, duke ndarë përshtypjet e tyre për sezonin e gjatë dhe të mbushur me emocione. Në një intervistë plot batuta dhe humor, të dy kanë komentuar suksesin e programit, dinamikat brenda shtëpisë dhe eksperiencën e tyre si opinionistë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim edhe në edicionin e ardhshëm. Pyetjes së bërë nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e radhës, Kryemadhi u përgjigj “Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër”. Monika Kryemadhi: Ne jemi gjithmonë në festë. Arbër Hajdari: Pas çdo të shtune ne kemi festuar të dielën. Edhe të martat, shkonim të mërkurën. E mërkura pink. Gjithmonë. Arbër Hajdari: Me sa mora vesh unë, kemi dalë të parët me klikime në YouTube. Në pesë vite ka qenë një audiencë e jashtëzakonshme. Është spektakël i bukur Big Brother, ka emocion, histori të ndryshme njerëzore të cilat veçojnë nga njëra-tjetra. Aq më tepër këtë vit, që mendoj se gara ka qenë shumë e fortë. Monika Kryemadhi:: Ka qenë e fortë, por edhe emocionet që prodhoheshin nga vetë shtëpia… Arbër Hajdari: Edhe Mona pastaj, me prezencën e Monës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për ne ka mbaruar Big Brother dhe jemi gati t’i puthim në faqe një nga një të gjithë. Monika Kryemadhi: Edhe me dashuri të madhe. Pyetje: Do ju kemi sërish bashkë vitin e ardhshëm? Monika Kryemadhi:: Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër.