E rëndë në Tepelenë/ Të riut i shpërthen granata në dorë, dy persona në gjendje kritike…

E rëndë në Tepelenë/ Të riut i shpërthen granata në dorë, dy persona në gjendje kritike…

Pikat kryesore

  • Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate.
  • Të plagosurit janë shtetasit, Lisjen Shehu 34-vjeç dhe Xhuljano Sala 28-vjeç.
  • Sipas informacioneve paraprake, njërit prej tyre i shpërtheu granata në dorë.

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate. Të plagosurit janë shtetasit, Lisjen Shehu 34-vjeç dhe Xhuljano Sala 28-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, njërit prej tyre i shpërtheu granata në dorë. Mësohet se granata ndodhej në një kasolle, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta. Njëri nga të plagosurit është nisur drejt Tiranës, ndërsa i riu tjetër ndodhet në spitalin e Gjirokastrës edhe ai në gjendje të rëndë. Të plagosurit kanë dëmtime të gjymtyrëve, në fytyrë dhe kokë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje