Pikat kryesore
- Ky vendim vjen mes sulmeve ukrainase ndaj objekteve të tilla pothuajse çdo javë.
- Këto sulme nga dronë ukrainas shpesh dëmtojnë impiantet e naftës dhe gazit dhe tubacionet që transportojnë hidrokarbure, duke çuar në një rritje të çmimeve të karburantit, raportojnë mediat e huaja.
- Teksti i nënshkruar nga Putini sot lë të hapur mundësinë e dërgimit të rezervistëve ” sipas tij për të siguruar mbrojtjen e objekteve të nevojshme “, me kërkesë të qeverisë dhe në këmbim të kompensimit financiar.
string(85) “putin-miraton-dergimin-e-rezervisteve-per-te-mbrojtur-rafinerite-nga-sulmet-ukrainase” Putin miraton dërgimin e rezervistëve për të mbrojtur rafineritë nga sulmet ukrainase Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një ligj që autorizon vendosjen e rezervistëve për të mbrojtur rafineritë e naftës dhe infrastrukturën tjetër energjetike në Rusi. Ky vendim vjen mes sulmeve ukrainase ndaj objekteve të tilla pothuajse çdo javë. Këto sulme nga dronë ukrainas shpesh dëmtojnë impiantet e naftës dhe gazit dhe tubacionet që transportojnë hidrokarbure, duke çuar në një rritje të çmimeve të karburantit, raportojnë mediat e huaja. Teksti i nënshkruar nga Putini sot lë të hapur mundësinë e dërgimit të rezervistëve ” sipas tij për të siguruar mbrojtjen e objekteve të nevojshme “, me kërkesë të qeverisë dhe në këmbim të kompensimit financiar. Rusia kishte mobilizuar rreth 300,000 rezervistë në shtator 2022 për të luftuar në Ukrainë, disa muaj pas fillimit të sulmit të saj ndaj atij vendi dhe në një kohë kur trupat e saj janë në një pozicion të vështirë. Zbulohet dokumenti: SHBA mund t’i kërkojë OKB-së mandatin e forcës ndërkombëtare në Gaza për 2 vjet Shkon në 40 numri i të vdekurve nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine Presidenti sirian takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE