Debati për dëbimet nga Gjermania – a po ndryshon diçka?

Debati për dëbimet nga Gjermania – a po ndryshon diçka?

Pikat kryesore

  • Edhe pse Ministri i Jashtëm Wadephul i konsideron deportimet në Siri të diskutueshme, Qeveria po rrit presionin mbi ata që duhet të largohen.
  • Megjithatë, debati politik dhe mediatik mbi këtë çështje të migracionit zakonisht dominohet nga një fjalë tjetër kyçe: deportimet.
  • Vështirësia dhe divergjenca e madhe e opinioneve ilustrohet në mënyrë të përkryer nga mosmarrëveshja mbi deportimet në Siri, një vend i shkatërruar nga një luftë e gjatë civile.

Edhe pse Ministri i Jashtëm Wadephul i konsideron deportimet në Siri të diskutueshme, Qeveria po rrit presionin mbi ata që duhet të largohen. A po funksionon kjo? Nën sloganin “Ofensiva e Riatdhesimit”, koalicioni Unionit CDU/CSU dhe SPD, i cili është në pushtet në Gjermani nga maji i vitit 2025, synon të rrisë ndjeshëm numrin e njerëzve që potencialisht duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, debati politik dhe mediatik mbi këtë çështje të migracionit zakonisht dominohet nga një fjalë tjetër kyçe: deportimet. Vështirësia dhe divergjenca e madhe e opinioneve ilustrohet në mënyrë të përkryer nga mosmarrëveshja mbi deportimet në Siri, një vend i shkatërruar nga një luftë e gjatë civile. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) vizitoi së fundmi vendin dhe më pas dha vlerësimin e mëposhtëm për deportimet e detyruara: “Është e mundur vetëm në një masë shumë të kufizuar për momentin”. Megjithatë, kjo kundërshtohet nga Ministri i Brendshëm Alexander Dobrint (CSU), por edhe nga vetë Kancelari Friedrich Merz. Wadephul beson se deportimet e kriminelëve me origjinë nga Siria janë të mundshme vetëm në “shumë pak raste të jashtëzakonshme”. Ndërsa Dobrint thekson se deportimet e kriminelëve në Afganistan kanë filluar dhe se, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, po bëhen përgatitje për të filluar deportimet në Siri. Në këtë debat, Kancelari Friedrich Merz (CDU) u rreshtua pa mëdyshje me Ministrin e Brendshëm Dobrint. Megjithatë, në praktikë, korniza ligjore në Gjermani për deportime është shumë komplekse. Shërbimi mediatik me seli në Berlin “Integration” e thekson këtë në analizën e tij të paraqitur këtë të hënë, më 3 nëntor: “(Korniza ligjore për deportimet) është formuar nga ligji kombëtar i qëndrimit dhe procedurave, nga ligji kushtetues, direktivat dhe rregulloret evropiane dhe detyrimet ligjore ndërkombëtare”, thuhet në analizë. Shumë pak vende për ata që janë të ndaluar për deportim? Vende shtesë akomodimi do të krijohen në qendra të posaçme paraburgimi ose zona të veçanta të caktuara për paraburgim për deportim. Aktualisht ka rreth 800 objekte të tilla në Gjermani. Franka Rel, e cila është përgjegjëse për raste të tilla në Këshillin Rajonal të Karlsruhe (Baden-Württemberg), shpjegon se këta të ndaluar janë kryesisht njerëz që kanë kryer krime, por edhe të tjerë – “një person që është agresiv në zyrën e imigracionit ose në akomodim, dhe gjithashtu njerëz që i kanë rezistuar një përpjekjeje të mëparshme të dështuar deportimi”, shpjegon Rel. Si mund të përcaktohet identiteti? Një problem tjetër është se vetëm dhjetë nga 16 landet e Gjermanisë kanë mjediset e tyre për të ndaluarit që presin deportimin. Prandaj, ata duhet të vendosen diku tjetër. Engelhard Macanke, nga i Zyra Shtetërore e Imigracionit në Berlin, thotë se duhet të gjendet zgjidhje për këtë mangësi. Për më tepër, ka pengesa të konsiderueshme për deportimet e sakta ligjërisht. Kjo shpesh ka të bëjë me origjinën e paqartë të të prekurve. Kurdë nga Turqia, Irani apo Siria? Ndonjëherë nuk është aspak e qartë se nga cili vend vjen një person. Në raste të tilla, identiteti është një problem shumë i madh. Ndaj, intervistat ndonjëherë kryhen në ambasadat e vendeve të supozuara të origjinës. Por në fund gjithmonë nevojitet një vend origjine që deklaron se është i gatshëm ta pranojë personin në fjalë. Sipas kreut të autoriteteve të imigracionit të Berlinit, çelësi i suksesit qëndron më pak në dëbime dhe më shumë në largime vullnetare. Ndërsa deportimet duhet të kuptohen si mjeti i fundit. Zbulohet dokumenti: SHBA mund t’i kërkojë OKB-së mandatin e forcës ndërkombëtare në Gaza për 2 vjet Shkon në 40 numri i të vdekurve nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine Presidenti sirian takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

Lini një Përgjigje