Irani rihap Hormuzin? Hegseth: Të bëjë zgjedhjen e duhur, ushtria e SHBA në gatishmëri

Irani rihap Hormuzin? Hegseth: Të bëjë zgjedhjen e duhur, ushtria e SHBA në gatishmëri

Pikat kryesore

  • Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë “gati dhe të plotësisht të armatosura” për të rifilluar menjëherë operacionet luftarake nëse Irani nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje.
  • Është paralajmërimi që vjen nga sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Pete Hegseth, mes raportimeve për përparim në bisedimet me Iranin.
  • Sipas tij, bllokada detare ndaj Iranit kishte qenë thjesht një shembull i sjelljes së mirë gjatë armëpushimit dhe forcat amerikane ishin gati për të sulmuar impiantet energjetike të Teheranit nëse do të urdhëroheshin.

Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë “gati dhe të plotësisht të armatosura” për të rifilluar menjëherë operacionet luftarake nëse Irani nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje. Është paralajmërimi që vjen nga sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Pete Hegseth, mes raportimeve për përparim në bisedimet me Iranin. Sipas tij, bllokada detare ndaj Iranit kishte qenë thjesht një shembull i sjelljes së mirë gjatë armëpushimit dhe forcat amerikane ishin gati për të sulmuar impiantet energjetike të Teheranit nëse do të urdhëroheshin. Teksa foli në krah të dy zyrtarëve më të lartë ushtarakë amerikanë, Hegseth tha se Irani duhej të vendoste me mençuri teksa përgatitet për negociata me SHBA. Bllokada, shtoi ai, do të zgjasë për sa kohë të jetë e nevojshme. “Ekziston një alternativë. Siç kanë thënë negociatorët tanë, mund të zgjidhni një të ardhme të begatë, një “urë të artë”, dhe ne shpresojmë që ta bëni këtë për popullin e Iranit. Ndërkohë, dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ne do ta mbajmë këtë bllokadë të suksesshme. Por nëse Irani zgjedh keq, atëherë do të ketë bllokadë dhe bomba që bien mbi infrastrukturën, energjinë elektrike dhe sektorin energjetik. Iran, zgjidh me mençuri”, tha Peter Hegseth. Sipas komandës qendrore amerikane, 14 anije janë kthyer mbrapsht, në 72 orë që prej implementimit të bllokadës. Optimizmi u rrit të enjten se lufta mund të jetë pranë fundit, teksa një burim pretendon se negociatorët pakistanezë kanë shënuar përparim të rëndësishëm lidhur me çështjet më të ndjeshme, edhe pse fati i programit bërthamor mbetet i pazgjidhur. SHBA dhe Pakistani kanë zhvilluar bisedime mbi mundësinë e një marrëveshjeje pas gati 7 javësh luftë, me presidentin Trump që thotë se ujdia do të hapë ngushticën e Hormuzit ku kalon 1/5 e naftës botërore. Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, figurë kyçe në negociata, mbërriti në Teheran të mërkurën në përpjekjen për të parandaluar rifillimin e luftimeve pasi bisedimet në Islamabad u mbyllën pa ujdi. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters që citon burime me dijeni mbi çështjen, Irani mund të lejojë anijet të kalojnë lirshëm në anën e Omanit të ngushticës së Hormuzit, sipas një propozimi të ofruar në bisedimet me SHBA. Ky propozim do të ofronte lehtësim të menjëhershëm për qindra anije që presin të kalojnë në itinerarin kyç.

Lini një Përgjigje