Plagosja e 3 të rinjve në Bulqizë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

Plagosja e 3 të rinjve në Bulqizë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

Pikat kryesore

  • Këta punonjës dyshohen se kanë kryer veprën penale “shpërdorim i detyrës”.
  • S., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, pranë DVP Dibër; dhe inspektor D.
  • S., me detyrë Trupë Shërbimi i Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Bulqizë, pranë DVP Dibër.

Këta punonjës dyshohen se kanë kryer veprën penale “shpërdorim i detyrës”. Të pezulluarit janë inspektor D. S., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, pranë DVP Dibër; dhe inspektor D. S., me detyrë Trupë Shërbimi i Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Bulqizë, pranë DVP Dibër. Caktimi i masave të sigurisë u bë në lidhje me ngjarjen e datës 10.03.2026 në qytetin e Bulqizës, ku kanë mbetur të plagosur rëndë 3 shtetas. Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta punonjës policie nuk kanë përmbushur detyrat funksionale në zbatim të Ligjit për Policinë e Shtetit. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë.

Lini një Përgjigje