Pikat kryesore
- Në “Ferma VIP”, raportet po ndryshojnë me shpejtësi dhe ai që Mimoza Ahmeti e konsideron si një nga miqtë e saj më të mirë, Adioni, mesa duket ushqen ndjenja krejt të tjera.
- Pas surprizës nga qielli, ku reperja Tayna dërgoi një dron me mesazh mbështetës për Mozën, Adioni nuk e ka fshehur dot xhelozinë.
- Ndonëse mesazhi i Taynës ishte plot dritë, Adioni ka zgjedhur ta ironizojë hapur, duke u munduar t’ia ulë vlerën mbështetjes që poetja po merr nga jashtë.
Në “Ferma VIP”, raportet po ndryshojnë me shpejtësi dhe ai që Mimoza Ahmeti e konsideron si një nga miqtë e saj më të mirë, Adioni, mesa duket ushqen ndjenja krejt të tjera. Pas surprizës nga qielli, ku reperja Tayna dërgoi një dron me mesazh mbështetës për Mozën, Adioni nuk e ka fshehur dot xhelozinë. Ndonëse mesazhi i Taynës ishte plot dritë, Adioni ka zgjedhur ta ironizojë hapur, duke u munduar t’ia ulë vlerën mbështetjes që poetja po merr nga jashtë. Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai e quajti tekstin e dronit si diçka të sajuar dhe jo reale. “ Fjalim nga Chat GPT, se tani u bë fanse e Taynës kjo! Respekte për Tayna-n, por mesazhi nuk është i duhuri. Nga jashtë ndoshta duket mirë, por veç këtu me ardh Tayna me e duru [Mozën], s’e kish duru as një orë! Mua dje ma prishi ditën time! Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Mimoza kur të mësojë këto deklarata të “mikut” të saj, i cili duket se ka nisur një fushatë të hapur kundër imazhit të saj.