Mandarinat me helm, AKU hesht – Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte…

Mandarinat me helm, AKU hesht – Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte…

Pikat kryesore

  • Qenë analizat laboratorike të ISUV ato që dhanë alertin se mandarinat janë spërkatur me këtë ilaç.
  • Nëse lexojmë etiketën e produktit kuptojmë edhe arsyen se përse komuniteti europian e ka hequr nga lista e preparateve bujqësore që lufton insektet në pemë.
  • Rreziqet që vijnë nga ky helm janë shumta, saktësisht në shishet e ilaçit.

Nëse lexojmë etiketën ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret të për të spërkatur në fushat e bujqësisë, ai përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor dhe bishtajore , e pavarësisht kësaj në Shqipëri u shitën mandarina të spërkatura me këtë ilaç. AKU tregoi paaftësinë të ndalonte tregtimin e tij produktit, nga ana tjetër edhe pse kanë kaluar 5 ditë AKU dhe MB ende nuk zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky ishte një produkt shqiptar apo importi, dhe se sa është sasia e mandarinave me periphos methyl që ka shkuar të tryezat e qytetarëve të Tiranës, dhe jo vetëm , “Pimiphos methyl është një insekticid i grupeve fosofrogranik i cili vite më parë përdoren për të luftuar insektet në kushtet e vetecionit, por tashmë nuk përdoret më dhe ai aplikohet vetëm për produktet në ruajtje“, u shpreh pedagogu i UBT, Shpend Shahini. Qenë analizat laboratorike të ISUV ato që dhanë alertin se mandarinat janë spërkatur me këtë ilaç. Nëse lexojmë etiketën e produktit kuptojmë edhe arsyen se përse komuniteti europian e ka hequr nga lista e preparateve bujqësore që lufton insektet në pemë. Rreziqet që vijnë nga ky helm janë shumta, saktësisht në shishet e ilaçit. Mund të shkaktojë acarim të rrugëve të frymëmarrjes Shkakton dëmtime të organeve të sistemit nervor qendror Ky ilaç nuk duhet të ishte tek mandarina dhe fajin për këtë nuk e ka vetëm fermeri, por edhe specialist i drejtorisë së bujqësisë i cili duhet të jetë në terren për të informuar bujkun. “Bazuar në analizën që ju thoni atëherë mendojmë që fermerët e kanë përdorur në kushtet e vegjatacionit atëherë këtu hyn roli i famacistëve dhe ekspertëve bujqësor që duhet të jenë afër fermerëve për t’i rekomanduar“, tha Shahini. Deri më tani AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë bërë asnjë reagim për skandalin e mandarinave të rrezikshme, Ky rast ngre shqetësime serioze mbi kontrollin e zinxhirit ushqimore dhe vë në pikëpyetje sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Zbulohet dokumenti: SHBA mund t’i kërkojë OKB-së mandatin e forcës ndërkombëtare në Gaza për 2 vjet Shkon në 40 numri i të vdekurve nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine Presidenti sirian takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës? Fajlët e para të Mamdanit pas fitores, sfidon Trumpin

Lini një Përgjigje