Pse ti nuk bëhesh një Magyar?”, Salianji debaton me Gjinishin: Unë po kandidoj për…

Pse ti nuk bëhesh një Magyar?”, Salianji debaton me Gjinishin: Unë po kandidoj për…

Pikat kryesore

  • Analisti Ermir Gjinishi debatoi me ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me faktin që opozita nuk arrin të prodhojë liderë që frymëzojnë qytetarët.
  • Salianji: Edi Rama fiton se ka një opozitë të lodhur, fiton një opozitë që është uzurpuar.
  • Ka edhe një element tjetër që ishte një garë mes dy të djathtash.

Analisti Ermir Gjinishi debatoi me ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me faktin që opozita nuk arrin të prodhojë liderë që frymëzojnë qytetarët. Salianji: Edi Rama fiton se ka një opozitë të lodhur, fiton një opozitë që është uzurpuar. Ka edhe një element tjetër që ishte një garë mes dy të djathtash. Gjinishi: Nuk qe fare debat i majtë debat i djathtë. Ky është debat kot më kot. Salianji: Si fitoi ai dhe si i rrëzoi të gjithë elementët e presionit ndaj mësuesve. 2/3 e të rinjve mbështesnin këtë parti. Pjesëmarrja në zgjedhje shkoi në 80 për qind. Rakipi: Ti po na tregon neve. Ore doli lumi dhe e përmbyti Orbanin. Salianji: Këtë duhet të bëjmë edhe ne. Rakipi: Po si e bën ti këtë lum? Salianji: Di gjë ti kush është kryetari i opozitës? Gjinishi: Pse ti pret që ta bëjë kryetari i opozitës? Salianji: Patjetër, unë po kandidoj për kryetar të opozitës. Gjinishi: Pyetja ime është pse nuk je ti Magyar që ta bësh ndryshimin? Pse ti nuk bëhesh një Magyar? Salianji: O zotëri, në 3 muajt e parë ai zotëria nuk ekzistonte fare. Gjinishi: Në rregull, pse nuk bëheni dot Magyar ju? Se sa i korruptuar është ky pushtet ne e dimë, sa i pamundur është Berisha ne e dimë. Pse në Shqipëri nuk ka një Magyar me 80 për qind që ta përmbysim? Salianji: Ka patur kurajon për të thënë të vertetën. Në 3 muaj kam mobilizuar njerëz në salla. Gjinishi: Ju po shkoni drejt themelimit të një parti tjetër, nëse nuk ka garë? Salianji: Unë them se një model tjetër si ai i Sali Berishës fiton përballë Edi Ramës. Gjinishi: Nëse humb, do të bëni një lëvizje tjetër? Salianji: Nuk humb, e fitoj. Gjinishi: Ju nuk doni, ose nuk keni forcë ose nuk dini si ta hidhni Edi Ramën. Salianji: Magyari thoshte se kur nisi lëvizjen jo vetëm që nëpër studio më thonin se nuk do t’ia dilni dot. Por më mori edhe mamaja në telefon. Gjinishi: Nuk konkuroj me Orbanin për t’i marrë partinë. Magyar nuk konkuroi brenda partisë se e dinte se humbte. Salianji: Ke fol ti me të? Gjinishi: Jo, ti kam lënë ty këto telefonata. Salianji: Jo thashë se mos ke folur. Gjinishi: T’i lëmë ironitë. Salianji: Po më lër të mbaroj. Gjinishi: Peter Magyar nuk ka konkuruar asnjëherë për të marrë partinë e Orbanit se e kishte të pamundur dhe edhe ti e ke të pamundur.

Lini një Përgjigje