Pikat kryesore
- “Samiti i Diasporës është një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar.
- Për më tepër Shqipëria vendi ynë amë, po fiton sot një prestigj kombëtar si predikuese e sigurisë dhe e paqes e vendosur në anën e drejtë të historisë.
- Sot shqiptarët janë pa dilema të prag të europianizimit të rajonit tonë, të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të Samitit të IV të Diasporës në Tiranë, vlerësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, veçanërisht në një periudhë kur vendi ndodhet në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se shqiptarët, si në atdhe ashtu edhe në diasporë, janë afirmuar si kontribuues të rëndësishëm të shoqërive demokratike dhe vlerave të tyre, duke u shndërruar në një “shëmbëlltyrë suksesi” në shumë vende të botës. Peleshi nënvizoi gjithashtu rolin e diasporës jo vetëm përmes remitancave, por edhe përmes kapitalit njerëzor, profesional, kulturor dhe social që ajo sjell në Shqipëri, duke e cilësuar këtë kontribut si faktor të rëndësishëm zhvillimi për vendin. “Samiti i Diasporës është një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Të flasim në Tiranë për lartësimin e shqiptarëve bën kuptim më shumë se asnjëherë, sot që Shqipëria ndodhet në prag të anëtarësimit të Bashkimit Europian, familjen prej nga kemi rrënjët dhe prej nga buron identiteti ynë kombëtar. Për më tepër Shqipëria vendi ynë amë, po fiton sot një prestigj kombëtar si predikuese e sigurisë dhe e paqes e vendosur në anën e drejtë të historisë. Sot shqiptarët janë pa dilema të prag të europianizimit të rajonit tonë, të Ballkanit Perëndimor. Sot shqiptarët në vendet e origjinës dhe në diasporë, në vendet pritëse globalisht janë afirmuar si kontribuues të shoqërisë sonë demokratike, institucioneve dhe te vlerave të saj. Shqiptarët nëpër botë sot janë një shëmbëlltyrë suksesi. Ju nuk ndihmuat vetëm familjet tuaja që të mbijetonin, por jeni një burim, faktor dhe partnerë të zhvillimit të vendit tonë. Shqipëria rezulton e 30-ta në botë, nga 120 vende sa u takon peshës së remitanvace në ekonomi. Por, kontributi i diasporës në Shqipëri nuk janë vetëm miliarda euro që hyjnë në Shqipëri si remitanca nga emigracioni, kontributi i diasporës është edhe kapitali njerëzor, profesional, arsimor, kulturor, social dhe i vlerave që shqiptarët jashtë vendit rrezatojnë dhe sjellin në atdhe. Qindra e mijëra shqiptarë të diasporës së vjetër dhe asaj të re, janë pjesë e elitave kulturore, shkencore në Europë, SHBA, Kanada dhe plot vende të tjera. Përfaqësuesit e tyre na nderojnë sot edhe në këtë samit. Është detyra jonë që të ndërtojmë një sinergji më efikase dhe të gjejmë rrugë të reja që këtë pasuri ta trupëzojmë më mirë në politikat tona të zhvillimit. Ne kemi miratuar një legjislacion mbështetës dhe inkurajues për të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për të lehtësuar procedurat për shërbime publike, ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës kombëtare, por edhe lehtësimin e tyre në jetën e vendit”, tha Peleshi.