Pse protestat e Beogradit dhe Bangladeshit janë kundër Berishës

Pse protestat e Beogradit dhe Bangladeshit janë kundër Berishës

Pikat kryesore

  • E di që askush s’ka nerva të dëgjojë seriozisht mesazhet e Berishës para protestave që thërret, dhe ky është një fat për të.
  • Por nëse thellohesh në ato që thotë, janë të gjitha kundër tij.
  • Sa herë që Berisha thërret një protestë, përpiqet të gjejë një model proteste që shpreson se motivon pjesëmarrjen.

E di që askush s’ka nerva të dëgjojë seriozisht mesazhet e Berishës para protestave që thërret, dhe ky është një fat për të. Por nëse thellohesh në ato që thotë, janë të gjitha kundër tij. Sa herë që Berisha thërret një protestë, përpiqet të gjejë një model proteste që shpreson se motivon pjesëmarrjen. Nëse ja lexoni deklaratat në tridhjetë vitet e fundit që merret me protesta, më së shumti i pëlqejnë protestat e Beogradit. Që prej vitit 1996, kur i bënte thirrje Rugovës të mbështeste protestat e Beogradit e deri sot, gjithmonë u bën thirrje shqiptarëve të frymëzohen prej tyre. E tillë është edhe thirrja e sotme që të rinjtë të frymëzohen nga protestat e Beogradit dhe Bangladeshit. Sa për statistikë, prej vitit 1996 e deri te protestat e fundit në Beograd, janë ndërruar 5 presidentë pas Millosheviçit, që ishte bashkëkohës i Berishës, dhe një rezultat i tillë natyrisht i bën protestat frymëzuese. Në krye të këtyre protestave, sa herë që ndodhin, është një lider i ri që i udhëheq, një lider i ri që frymëzon dhe një lider që korr sukses ndaj pushtetit të radhës. Vetëm në Shqipëri ndodh që prej vitit 1997 protestat i udhëheq gjithmonë i njëjti njeri dhe nuk fiton asnjëherë. Arsyeja është se ai nuk udhëheq protesta popullore, por udhëheq protesta të dëshpëruarish që nuk janë në pushtet. Dhe ky është një ndryshim i madh. Protestat popullore zgjohen nga shpresa për ndryshim dhe shpresa për ndryshim nis nga ai që kanë në krye. Protestat shqiptare që nga viti 1997 kanë në krye Sali Berishën sa herë që ai është në opozitë. Dhe rezultati është gjithnjë i njëjtë: i udhëheqësi i tyre. Në Bangladesh po ashtu. Protestat nuk është se i bën gjenerata Z, por i udhëheq gjenerata Z. Udhëheqësi i tyre është dikush që disa ditë para protestës nuk e njihte askush. Është dikush i lindur nga protesta. Dhe ai natyrisht frymëzon shokët e vet. Gjenerata Z, në Shqipëri, e ka katragjysh Sali Berishën. Si mundet që një brez 20-vjeçarësh të luftojnë për të ardhmen e një 81-vjeçari dhe të jenë të frymëzuar? E kuptoj qejfin që të jesh udhëheqës i një sheshi të mbushur, por sheshet e mbushura nga zemërimi nxjerrin udhëheqësit e tyre. Sali Berisha nuk ka shans të bëhet as udhëheqës i brezit të tij të pensionistëve, pasi është pensionisti më i pasur miliarder i Shqipërisë dhe pensionisti më i paguar nga shteti shqiptar, me pension 3 mijë euro në muaj.

Lini një Përgjigje