Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pikat kryesore

  • Humbja e Viktor Orban, kryeministrit më jetëgjatë të Hungarisë pas komunizmit, duket se ka zënë në befasi pronarin e opozitës shqiptare, Sali Berishën.
  • Fillimisht, Berisha zgjodhi taktikën e injorimit të përmbysjes së pushtetit në Hungari, duke i kushtuar vëmendje memeve dhe monologjeve për dokrra hiri.
  • Mandej hodhi në skenë budalla Mulin, i cili, në dilemë nëse duhej të dukej i gëzuar apo i hidhëruar, ndryshoi katër herë reagimin për fitoren e opozitarit Peter Magyarndaj kryeministrit Viktor Orban.

Humbja e Viktor Orban, kryeministrit më jetëgjatë të Hungarisë pas komunizmit, duket se ka zënë në befasi pronarin e opozitës shqiptare, Sali Berishën. Për një opozitë normale dhe të vërtetë në raport me qytetarët, disfata e Orban duhet të ishte një rreze shprese, por për Sali Berishën dhe Familjen e tij është në fakt një tjetër goditje para humbjes së pritshme të zgjedhjeve lokale. Fillimisht, Berisha zgjodhi taktikën e injorimit të përmbysjes së pushtetit në Hungari, duke i kushtuar vëmendje memeve dhe monologjeve për dokrra hiri. Mandej hodhi në skenë budalla Mulin, i cili, në dilemë nëse duhej të dukej i gëzuar apo i hidhëruar, ndryshoi katër herë reagimin për fitoren e opozitarit Peter Magyarndaj kryeministrit Viktor Orban. Më tragjikomik ishte qëndrimi i Tritan Shehut, i cili shkroi se reja do të trumfojë edhe në Shqipëri si analogji për fitoren e opozitës në Hungari. Mesazhi për të renë vjen pikërisht nga një personazh, i cili në rininë e tij shfaqej mes Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë gjatë fushatës së vitit 1967 për shembjen e kishave dhe xhamive! Më në fund erdhi reagimi i Berishës, i cili vlerësoi fitoren opozitarit të ri Peter Magyar, por edhe kryeministrin Viktor Orban, i cili sipas tij, ndryshe nga Edi Rama, lejoi zgjedhje të lira. Në një linjë me Berishën ishte edhe gazetari i familjes së tij, ‘i famshmi’ Çim Peka, ndonëse nuk anoi nga gëzimi, por as nga hidhërimi. Po pse humbja e Orban është një lajm i keq për opozitën shqiptare? Së pari , zgjedhjet në Hungari u fituan nga një lider 45-vjeçar si Peter Magyar, pa të kaluar komuniste, korruptive dhe gjakatare. Ndërsa opozita shqiptare drejtohet nga një personazh si Sali Berisha, i cili ka dalë nga oxhaku i familjes së Enver Hoxhës, është nongrata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion, kapje të drejtësisë dhe minim të demokracisë. Është i pandehur nga drejtësia e vendit të tij për korrupsion. Në vitet ’90, Peter Magyar që fitoi zgjedhjet ishte 9 vjeç, Sali Berisha vinte pas 25 viteve si sekretar partie, ndërsa Orban që humbi zgjedhjet shfaqej si liberal. Së dyti , pavarësisht kontrollit mbi drejtësinë, mbi mediat dhe ekonominë, pavarësisht fuqisë së madhe financiare, instrumenteve të një pushteti të fortë, mbështetjes nga Trump dhe Putinit, Orban u rrëzua me votë popullore. Zgjedhjet në Hungari treguan se asnjë makineri pushteti nuk e ndalon dot ndryshimin. Dhe ndryshimi në Hungari rrëzon alibinë e përsëritur të Sali Berishës gjatë 13 viteve në opozitë për humbjet e njëpasnjëshme, duke delegjitimuar qëndrimin e tij në krye të PD-së. Së treti , Viktor Orban kishte mbështetjen personale të Donald Trump, për të cilin kupola e opozitës shqiptare u ka mpirë trurin me retorikë mbështetësve të saj se do t’i heqë nongratën Sali Berishës dhe do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. Nga ana tjetër, opozita e Peter Magyar Kishte mbështetjen e George Soros, të cilit Sali Berisha, për të përligjur mbajtjen peng të Partisë Demokratike si biznes të familjes, i ka faturuar nongrata, ‘tradhtinë’ e Lulzim Bashës dhe shumë shkarje të tij dhe të Ilir Metës pas rënies nga pushteti.

Lini një Përgjigje