Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama thotë se PS mbijetoi në errësirë, teksa lideri i saj historik Fatos Nano, u burgos politikisht.
- Në 35-vjetorin e PS në Dibër, Rama deklaroi se PS është e vetmja forcë europianizuese e vendit, e prirur për të ndërtuar, ndryshe nga PD, e cila vetëm ka shkatërruar.
- PS doli nga një opozitë ku kthimi i saj në krye të vendit u bë me daljen e liderit të sa j nga burgu, ku u mbajt padrejtësisht.
Kryeministri Edi Rama thotë se PS mbijetoi në errësirë, teksa lideri i saj historik Fatos Nano, u burgos politikisht. Në 35-vjetorin e PS në Dibër, Rama deklaroi se PS është e vetmja forcë europianizuese e vendit, e prirur për të ndërtuar, ndryshe nga PD, e cila vetëm ka shkatërruar. “PS nuk kërkoi revansh, por kërkoi shtet të së drejtës. PS doli nga një opozitë ku kthimi i saj në krye të vendit u bë me daljen e liderit të sa j nga burgu, ku u mbajt padrejtësisht. Nuk pati qëllim për t’u hakmarrë, por nisi një rrugë të vështirë, për të kriuar kushtet që burgosjet politike të mos përsëriteshin në Shqipëri. PS është e vetmja forcë europianizese e këtij vendit. PS e ka karakterizuar prirja për të ndërtuar. Ata kanë qenë mishërim i përçarjes dhe urrejtjes, ndarjes së shqiptarëve. Ka akuzuar me libër shtëpie, këdo. PS e ka të shkruar në ADN e vet, edhe raportin kristal me interesin kombëtar, edhe marrëdhënien e drejtë me të shkuarën, por dhe marrëdhënien qytetare europiane, me shoqërinë, por edhe me botën”, theksoi ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Angazhohemi me çdo kosto për drejtësinë”/ Rama: Ne po e bëjmë demokracinë që të funksionojë “Dibra nxori nga kutia e votimit fitoren më të madhe të PS/ Rama: Rruga e Arbrit, një sukses “PS, e vetmja forcë patriotike”/ Rama në Dibër: Ka mbështetur UÇK, të tjerë thyenin embargon dhe i shisnin naftë Millosheviçit