Dibra, jastëku i gjelbër i Tiranës”, Rama: Siç bëmë rrugën e Arbrit, do bëjmë edhe rrugën…

Dibra, jastëku i gjelbër i Tiranës”, Rama: Siç bëmë rrugën e Arbrit, do bëjmë edhe rrugën…

Pikat kryesore

  • Gjatë një takimi në Dibër, Rama u shpreh se në periudhat kur socialistëve “u grabiteshin votat dhe u shkelnin të drejtat”, vendi ka kaluar momente të vështira ekonomike e sociale.
  • Kreu i qeverisë u ndal edhe te Rruga e Arbrit, për të cilën tha se ishte premtuar prej vitesh, por nuk ishte realizuar deri në qeverisjen socialiste.
  • Ai e cilësoi Dibrën si “jastëkun e gjelbër të Tiranës”, ndërsa theksoi se ndërtimi i Rrugës së Arbrit u bë për të lidhur më fort zonën me pjesën tjetër të vendit.

Kryeministri Rama tha nga Dibra se historia e PS është e lidhur ngushtë me historinë e Shqipërisë, duke theksuar se sipas tij, sa herë që janë cenuar votat dhe të drejtat e PS-së, pasojat i kanë vuajtur qytetarët shqiptarë. Gjatë një takimi në Dibër, Rama u shpreh se në periudhat kur socialistëve “u grabiteshin votat dhe u shkelnin të drejtat”, vendi ka kaluar momente të vështira ekonomike e sociale. Kreu i qeverisë u ndal edhe te Rruga e Arbrit, për të cilën tha se ishte premtuar prej vitesh, por nuk ishte realizuar deri në qeverisjen socialiste. Ai e cilësoi Dibrën si “jastëkun e gjelbër të Tiranës”, ndërsa theksoi se ndërtimi i Rrugës së Arbrit u bë për të lidhur më fort zonën me pjesën tjetër të vendit. “Historia jonë e PS është njësh me historinë e vendit dhe çfarë sheh në historinë e PS reflektohet në historinë e vendit. Kur PS masakrohej, i grabiteshin votat, shkeleshin të drejtat, Shqipëria shkonte poshtë dhe shqiptarët e paguanin me keq, sepse atyre iu morën votat, ndërsa shqiptarëve iu morën pasuritë, i nxorën në rrugë dhe i ranë piramidat e Sudes. Sa herë që Rruga e Arbrit u premtua, aq herë nuk u bë. Ne thamë do e bëjmë dhe e bëmë siç e thamë. Siç nuk u tërhoqëm kur edhe gjeologjia doli kundër dhe na bllokoi te Tuneli i Murrizit, ashtu ne e kemi bërë dhe do e bëjmë edhe rrugën e anëtarësimit në BE dhe ai tunel do hapet përfundimisht për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dibra është bërë jastëku i gjelbër i Tiranës. Ne nuk e kemi bërë Rrugën e Arbrit për t’u marrë votat dibranëve, nuk e kemi bërë se në të gjitha dokumentet dilte si një rrugë me përfitime të mëdha, por e bëmë sepse mungesa e asaj rruge ishte boshllëku më i madh mes një shteti dhe një pjese të popullsisë së vet. Nuk mund ta linim një pjesë të popullsisë të ndarë, aq më tepër një trevë si kjo që i ka dhënë shumë Shqipërisë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Real “kampion” në… treg/ Madrilenët kanë klubin me vlerën më të lartë në botë “Rusia ia bën të qartë BE, që është në luftë”/ Sulmi në Rumani, Nura: NATO të forcojë trupat mbrojtëse

Lini një Përgjigje