Pikat kryesore
- Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama, janë shtrirë deri në Kanadanë e largët.
- Në Toronto janë mbledhur emigrantët shqiptarët, të cilët kanë bërë thirrje antiqeveritare.
- “Zgjohu Shqipëri”, “Rama të dorëhiqet”, “Shqipëria është e jona” ishin disa nga thirrjet.
Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama, janë shtrirë deri në Kanadanë e largët. Në Toronto janë mbledhur emigrantët shqiptarët, të cilët kanë bërë thirrje antiqeveritare. “Zgjohu Shqipëri”, “Rama të dorëhiqet”, “Shqipëria është e jona” ishin disa nga thirrjet. Të veshur me bluza me simbole kombëtare dhe duke valëvitur flamuj kuqezi, protestuesit përcollën mesazhe patriotike dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta në Toronto vjen në një kohë kur prej tetë ditësh me radhë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë po zhvillohen protesta masive, ndërsa lëvizjeve kundërshtuese u janë bashkuar paralelisht edhe qytete të tjera të vendit. Sipas organizatorëve, reagimet lidhen me kundërshtimin e disa vendimeve të qeverisë, përfshirë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit, si dhe iniciativa të tjera që, sipas tyre, prekin interesin publik dhe pasuritë natyrore të vendit.