Ta ruajmë Shqipërinë si relike të të shkuarës!? E kam ndeshur si botëkuptim

Ta ruajmë Shqipërinë si relike të të shkuarës!? E kam ndeshur si botëkuptim

Pikat kryesore

  • Do shërbente kjo jo vetëm për të “trembur” europianët, por dhe si version për duhan pirësit: shkoni pini duhan në Shqipëri se në Europë ndalohet!
  • Ishte koha kur ishim vënë në radhë të hynim në BE dhe kishim marrë të parat detyrime shtrëngese për t’ju përqasur Europës edhe në mënyrën e jetesës, ku duhanpirja ishte një nga pikat.
  • Kësaj zonjës nuk ja plotësuam dot dëshirën se deri në vitin 2015 duhanpirja në hapësirat e brendshme të lokaleve kishte marrë fund!

E kam ndeshur si botëkuptim social para ndonja 20 vjetësh, kur botuam në gazetën “Shqip”një artikull të një sociologeje hungareze, ku, mes të tjerash, ajo bënte pa të keq humor, kur u kërkonte vendim-marrësve europianë që ta linin Shqipërinë si vendin e vetëm në Europë ku lejohej të pihej duhani në ambientet e brendshme. Do shërbente kjo jo vetëm për të “trembur” europianët, por dhe si version për duhan pirësit: shkoni pini duhan në Shqipëri se në Europë ndalohet! Ishte koha kur ishim vënë në radhë të hynim në BE dhe kishim marrë të parat detyrime shtrëngese për t’ju përqasur Europës edhe në mënyrën e jetesës, ku duhanpirja ishte një nga pikat. Kësaj zonjës nuk ja plotësuam dot dëshirën se deri në vitin 2015 duhanpirja në hapësirat e brendshme të lokaleve kishte marrë fund! Kur u zbulua energjia elektrike, filloi edhe ndërtimi i HEC-eve në Europë. Shënohet se në fund të shekullit të 19-të, u ndërtua hidrocentrali i parë në vitin 1895 në lumin Krka në Kroaci. Zhvillimi u përshpejtua më tej në shekullin e 20-të, duke u kthyer në shtyllën kryesore të industrializimit të vendeve alpine dhe skandinave. Pasi Europa, në gjithë lumenjtë e saj kish ndërtuar prita dhe pragje për të ndërtuar HEC-e prodhim energji elektrike, një ditë zbuloi se nuk kish ngeluar asnjë lumë që Europa ta kishte ashtu siç kish “lindur”, në gjendje natyrore. S’kaloi kohë dhe zbuluan Vjosën, ku banda e disa mashtruesve italianë e kish filluar një të tillë dhe braktisur, pasi kish rrjepur mjaftueshëm ekonominë shqiptare. Përpos qeverisë tonë viktime e mjeshtrave të krimit ra dhe një bankë gjermane.

Lini një Përgjigje