Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për 3 orë aksi Kakavijë-Janinë

Protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për 3 orë aksi Kakavijë-Janinë

Pikat kryesore

  • Vijon edhe këtë të mërkurë (17 dhjetor) bllokimi për 3 orë i aksit rrugor Kakavijë-Janinë.
  • Policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se si pasojë e protestës së fermerëve grekë, do të bllokohet edhe sot nga ora 19:00 deri në 22:00 aksi Kakavijë-Janinë.
  • Do të lejohet vetëm kalimi për automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Vijon edhe këtë të mërkurë (17 dhjetor) bllokimi për 3 orë i aksit rrugor Kakavijë-Janinë. Policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se si pasojë e protestës së fermerëve grekë, do të bllokohet edhe sot nga ora 19:00 deri në 22:00 aksi Kakavijë-Janinë. Do të lejohet vetëm kalimi për automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës” , thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje