Pikat kryesore
- Në Shkup po mbahen protestat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe dhe kufizimet e përdorimit të saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Analisti Artur Nura tha shqiptarët mbeten të vetmit që mbështesin integrimin.
- Sipas tij, kjo krijon një kompleks të jashtëzakonshëm te maqedonasit dhe tregon mungesën e një identiteti të qartë te pakicat maqedonase.
Në Shkup po mbahen protestat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe dhe kufizimet e përdorimit të saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Analisti Artur Nura tha shqiptarët mbeten të vetmit që mbështesin integrimin. Sipas tij, kjo krijon një kompleks të jashtëzakonshëm te maqedonasit dhe tregon mungesën e një identiteti të qartë te pakicat maqedonase. “Ngërçi me Bullgarinë i ka ngelur për t’u futur në BE, ngërçi është tek identiteti, i thonë që nuk ka gjuhë maqedonase. Edhe kishën nuk ia njihte Serbia dhe kanë bërë negociata me shpenzime të mëdha, të vetmit që janë për integrimin janë shqiptarët dhe kjo i vë në një kompleks të jashtëzakonshëm maqedonasit. Këtë e kanë kompleks të brendshëm. Mickoskin, që njihet si konservator, ndihet inferior ndaj pakicës. Kryeministri ka akuzuar për politizim, ndaj partitë kanë qëndruar të distancuara, por e kanë marrë mbështetjen nga akademikë, pedagogë. Edhe pakica maqedonase këtu, një pjesë marrin pasaporta shqiptare dhe një pjesë maqedonase. Është komplet artificiale, nuk kanë identitetin.”, tha Nura. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Irani është në udhëkryq të madh”, Eksperti: Ja si mund ta sulmojë SHBA-ja Dosja Epstein/ Bill Gates do të dëshmojë në Kongres më 10 qershor “Të jemi të vëmendshëm, janë vëllezërit tanë”, Nesturi: Konflikti në RMV mund rrezikojë të agravohet mbi baza etnike