Pikat kryesore
- Studentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut po përballen me padrejtësi, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
- Kjo çështje u pasua me protesta nga të rinjtë, të cilat shqetësuan kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.
- Ai deklaroi për median shtetërore se zhgënjimi i të rinjve i ka rrënjët në kohën e tranzicionit.
Studentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut po përballen me padrejtësi, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Kjo çështje u pasua me protesta nga të rinjtë, të cilat shqetësuan kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski. Ai deklaroi për median shtetërore se zhgënjimi i të rinjve i ka rrënjët në kohën e tranzicionit. Pedagogia Arseida Gjyli e cilësoi si një çështje identitare dhe se pakicat kombëtare kanë një vëmendje të veçantë në RMV. Gjyli shtoi më tej se RMV duhet të kalojë etapat për të qenë pjesë e unionit europian dhe se këto çështje duhen trajtuar. “Është një çështje identitare dhe për këto problematika, edhe pse ka një mbrojtje për çështjet gjuhësore, çështja e pakicave kombëtare ka një vëmendje të veçantë. RMV do t’i kalojë etapat për të qenë pjesë e BE, këtu flasim për zbatimin e një të drejte. Imponimi që të vjen si shtet nuk është vetëm balanca që vendos, por edhe imponim për procesin e integrimit. Heqja e vëmendjes nga ky detyrim e ngre çështjen tek procedura.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Dosja Epstein/ Bill Gates do të dëshmojë në Kongres më 10 qershor “Të jemi të vëmendshëm, janë vëllezërit tanë”, Nesturi: Konflikti në RMV mund rrezikojë të agravohet mbi baza etnike Paralajmërime sigurie në Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania dhe Holanda u kërkon shtetasve të tyre të largohen