Pikat kryesore
- Falë programeve të vetëpunësimit me grante mbështetëse nga Agjencia kombëtare e Punësimit, në qarkun e Gjirokastrës është bërë e mundur çelja e 17 bizneseve të reja.
- Këto iniciativa synojnë nxitjen e sipërmarrjes, krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin ekonomik të qytetarëve që kanë zgjedhur të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
Falë programeve të vetëpunësimit me grante mbështetëse nga Agjencia kombëtare e Punësimit, në qarkun e Gjirokastrës është bërë e mundur çelja e 17 bizneseve të reja. Këto iniciativa synojnë nxitjen e sipërmarrjes, krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin ekonomik të qytetarëve që kanë zgjedhur të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Përmes mbështetjes financiare dhe këshillimit profesional, përfituesit kanë arritur të hedhin hapat e parë drejt realizimit të ideve të tyre të biznesit, Drejtoresha e Agjencisë Rajnale te Punësimit në Gjirokastër Marseda Xarba, u shpreh për RTSH se “ Kanë qenë 17 programe fituese nga të cilat janë celur po 17 ku jemi në zbatim për pjesën tjetër të fondit për të gjitha programet që janë hapur që normalisht i duhet koha e tyrë për tu investuar në këtë qytet dhe për të krijuar bizneset e tyre .“ Interesi më i lartë ka qenë kryesisht në sektorin e turizmit, për shkak të potencialit që ofron qarku i Gjirokastrës, por edhe në fushën e prodhimit, shërbimeve dhe artizanatit. “ Programet kryesisht kanë qenë në sektorin e tekstilit, në sektorin e turizmit , në sektorin e përpunimit , pra ka pasur variatete të ndryshme biznesi .“ Autoritetet e punësimit bëjnë me dije se këto programe do të vijojnë edhe në të ardhmen, me qëllim mbështetjen e sa më shumë ideve inovative dhe krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit lokal.