Pikat kryesore
- Kuvendi ka zgjedhur Endri Shabanin në detyrën e Avokatit të Popullit, me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
- Prej vitesh ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile, drejtues i Parlamentit Rinor, kryetar i ‘Nismës Thurje’ dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë.
- Shabani është jurist me një karrierë të pasur akademike të fokusuar në të drejtën publike dhe të drejtat e njeriut.
Kuvendi ka zgjedhur Endri Shabanin në detyrën e Avokatit të Popullit, me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim. Votimi ishte i fshehtë. Opozita zgjodhi të braktisë procesin e votimit. Por kush është Endri Shabani? Ai nuk është një emër i panjohur për publikun. Prej vitesh ai ka qenë aktivist i shoqërisë civile, drejtues i Parlamentit Rinor, kryetar i ‘Nismës Thurje’ dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë. Përtej profilit politik, Z. Shabani është jurist me një karrierë të pasur akademike të fokusuar në të drejtën publike dhe të drejtat e njeriut. Ai ka kryer studimet Master dhe ka mbrojtur gradën shkencore ‘Doktor i Shkencave’ (PhD) në Universitetin e Oksfordit. Prej 15 vitesh, Shabani punon si pedagog i së drejtës në universitete në Shqipëri, Francë dhe Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ai ka shërbyer si konsulent për organizata të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Transparency International, Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës.