Produkti politik që po identifikohet me protestën Tani që protesta është në

Produkti politik që po identifikohet me protestën Tani që protesta është në

Pikat kryesore

  • Tani që protesta është në minimumin e saj historik dhe kur mbasditeja në Bulevard ngjan me foltoret e dikurshme të Berishës, dikush mendon se protesta ka nevojë për dhunë që të ringjallet.
  • Për këtë arsye, të enjten kanë paralajmëruar dhunë në mëngjes dhe protestë në mbasdite.
  • Shpresa e organizatorëve është që në mëngjes të përplasen me policinë para Kuvendit, mundësisht të përdoret uji apo gazi lotsjellës, që në mbasdite të kenë sërish për çfarë të ankohen.

Tani që protesta është në minimumin e saj historik dhe kur mbasditeja në Bulevard ngjan me foltoret e dikurshme të Berishës, dikush mendon se protesta ka nevojë për dhunë që të ringjallet. Për këtë arsye, të enjten kanë paralajmëruar dhunë në mëngjes dhe protestë në mbasdite. Shpresa e organizatorëve është që në mëngjes të përplasen me policinë para Kuvendit, mundësisht të përdoret uji apo gazi lotsjellës, që në mbasdite të kenë sërish për çfarë të ankohen. Është një skenar i rëndomtë protestash të dhunshme, që tanimë janë bërë rutinë në Shqipëri dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Problemi është se kamikazët që përdoren për dhunë ndaj deputetëve apo policisë, dita-ditës po identifikohen si fytyra e protestës dhe janë i vetmi produkt politik i saj. Shikoj çdo ditë një djalë me qeleshe nga Kukësi, me një fjalor primitiv që e tradhton në çdo fjali dhe që flet në emër të patriotizmit, ndërsa thotë se merret me turizëm, por njëkohësisht inkurajon sulmet ndaj turizmit shqiptar. Pastaj janë disa tipa që gjuajnë me vezë dhe që mendojnë se janë të parët që e kanë zbuluar këtë metodë, duke u ndier të plotfuqishëm në këtë veprimtari guerile. Pastaj vjen një vajzë me probleme mendore, e cila i ngjitet çdo deputeti në krah dhe i bërtet: “Nuk më përfaqëson”. Dhe, në fakt, kjo është gjëja më normale që thotë. Si mund ta përfaqësojë një deputet një njeri aq banal sa ajo, që i ngjitet nga pas kujtdo që kalon aty dhe i bërtet se nuk e përfaqëson? Patjetër që nuk e përfaqëson. Deputetët mund të kenë plot të meta personale apo probleme politike, por ende nuk kemi ndonjë deputet me probleme aq të rënda psikike sa ajo që u ngjitet pas. Kemi pasur deputetë budallenj dhe mund të kemi përsëri, por jo të çmendur nga ata që duhen mbyllur në spital. Nga ata kemi pasur vetëm disa nga lista e shpresës e Lulit. Por ata nuk ishin agresivë, ishin argëtues.

Lini një Përgjigje