Aksidenti tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Policia: Viktimat, e moshës 30 dhe 44 vjeç (EMRAT)

Aksidenti tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Policia: Viktimat, e moshës 30 dhe 44 vjeç (EMRAT)

Pikat kryesore

  • Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.
  • Viktimat janë shtetas egjiptianë, ndërsa i plagosuri një 28-vjeçar nga Shqipëria.
  • Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”.

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë. Viktimat janë shtetas egjiptianë, ndërsa i plagosuri një 28-vjeçar nga Shqipëria. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet tip “Audi”. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan. Drejtuesi i mjetit, Muhamed Lotf, 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i betonieres, Muhamed Ali, 44 vjeç, u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa drejtuesi i automjetit “Audi”, 28-vjeçari Roland Nuri, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, me pamjet që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Aksidenti i rëndë në afërsi të TEG-ut, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi Vihet nën kontroll zjarri në Voskopojë, vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave Edicioni qendror me Juli Krisafi, (22/07/2026)

Lini një Përgjigje