Pikat kryesore
- Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme krahas thirrjes për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
- “Për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.
- Komuna po ashtu ka dhënë disa kontakte për qytetarët që mund t’iu duhet ndihmë.
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme krahas thirrjes për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Sa i përket transportit urban, Komuna tha se në disa linja mund të ketë vonesa e në disa zona “ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt”, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve. “Për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim. Komuna po ashtu ka dhënë disa kontakte për qytetarët që mund t’iu duhet ndihmë. Gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore. Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Si pasojë e kushteve atmosferike, mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve; për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë. Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë në: Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 18:06 Osmani: Partneriteti me NATO-n jetik për paqen në Kosovë 01/08/2026 18:01 Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh 01/08/2026 17:58 Pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, Komuna e Prishtinës thotë se në disa zona mund të ketë pezullim të transportit publik