Pikat kryesore
- Preu hekurin e qelisë, zbriti me çarçaf nga 10 m lartësi dhe kaloi murin…
- Si u arratis Taulant Toma nga burgu italian Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga arratisja e 41-vjeçarit Taulant Toma nga qelia.
- Dje, kur oficerët në burgun e sigurisë maksimale në Opera, pak jashtë Milanos, hynë në qelinë e tij, gjetën një shufër të prerë dhe çarçafët e lidhur me mjeshtëri që ai kishte përdorur për të zbritur në oborr.
Preu hekurin e qelisë, zbriti me çarçaf nga 10 m lartësi dhe kaloi murin… Si u arratis Taulant Toma nga burgu italian Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga arratisja e 41-vjeçarit Taulant Toma nga qelia. Dje, kur oficerët në burgun e sigurisë maksimale në Opera, pak jashtë Milanos, hynë në qelinë e tij, gjetën një shufër të prerë dhe çarçafët e lidhur me mjeshtëri që ai kishte përdorur për të zbritur në oborr. Ai e kishte planifikuar me kujdes arratisjen e tij. Me sa duket, kishte grumbulluar çarçafët e nevojshëm për të zbritur nga kati i tretë, mbi 10 metra. Toma gjithashtu kishte përdorur një sërë shkopa fshese të lidhura me shirit së bashku me një grep hekuri, si “shkalla” që e ndihmoi të kalonte murin. Shoku i tij i qelisë duhej të ishte pjesë e arratisjes, por në fund ai hoqi dorë. Kamerat filmuan 41-vjeçarin duke u larguar në këmbë. Ishte ora 6:30 e mëngjesit dhe me sa duket, alarmi nuk kishte rënë. Oficerët e burgut me sa duket nuk vunë re asgjë dhe kështu Taulanti fitoi të paktën një orë avantazh. loading…