46 — Spanja Një: I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

Spanja Një: I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

Pikat kryesore

  • Një shtetas shqiptar, 46-vjeçar, i në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pas koordinimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit.
  • G., banues në Tiranë, i cili në maj të vitit 2023, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet se tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.
  • Ngjarja kriminale u parandalua nga Policia e Beratit gjatë operacionit “Objektivi”.

Një shtetas shqiptar, 46-vjeçar, i në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pas koordinimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit. Bëhet fjalë për E. G., banues në Tiranë, i cili në maj të vitit 2023, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet se tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit. Ngjarja kriminale u parandalua nga Policia e Beratit gjatë operacionit “Objektivi”. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim. Ekstradimi i tij u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Lini një Përgjigje