Presidenten Osmani: Mashtrimi diplomatik i Beogradit – OKB demaskon gënjeshtrën e…

Mashtrimi diplomatik i Beogradit – OKB demaskon gënjeshtrën e Gjuriqit për…

Pikat kryesore

string(132) "mashtrimi-diplomatik-i-beogradit-okb-demaskon-genjeshtren-e-gjuriqit-per-presidenten-osmani-delegacioni-i-kosoves-ishte-i-akredituar" Mashtrimi diplomatik i Beogradit – OKB demaskon gënjeshtrën e Gjuriqit për Presidenten Osmani: Delegacioni i Kosovës ishte i akredituar Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përgënjeshtruar ashpër pretendimet dhe gënjeshtrat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe të mediave pro-qeveritare në Serbi, të cilat gjatë javës së kaluar orkestruan një fushatë të tërë dezinformimi kundër pjesëmarrjes së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjuriq doli me akuza të pabazuara, duke pretenduar se Osmani ishte “futur fshehurazi” në ndërtesën e OKB-së, duke përdorur kinse një leje hyrjeje të marrë nga një shtet tjetër. Kjo gënjeshtër u shpërnda me tërbim nga mediat si Tanjug, RTS, Politika, Blic, Informer dhe Alo, të cilat i dhanë jehonë të madhe, duke e paraqitur si të vërtetë absolute dhe duke e mbështjellë me tituj senzacionalistë. Por e vërteta nuk vonoi të dalë në dritë: vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara e rrëzoi këtë mashtrim publik. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, në një deklaratë për portalin serb ‘Raskrikavanje’, hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Gjuriqit dhe të mediave serbe, duke sqaruar se delegacioni i Kosovës ka qenë plotësisht i akredituar dhe në përputhje të plotë me rregullat e OKB-së. /Dukagjini Shqipëri: Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja jehonë në mediat e huaja, shkrimi i CNN për ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit Shala nga IKD: Funksionimi i institucioneve me U.D, mund të paraqes burim të lartë të korrupsionit Vrasja e gjyqtarit në Tiranë, në pranga edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit Haliti: Kushtetuesja nuk ka kompetencë të urdhërojë, por të tregojë si duhet të veprohet

Lini një Përgjigje