Pikat kryesore
- Kreu i FSHF-së, Armando Duka zbuloi disa detaje nga bashkëbisedimi për të zgjatur apo jo kontratën me trajnerin e ekipit kombëtar, Sylvinho-n.
- Ai tha se pas ndeshjes në luftë, ata kishin biseduar, ndërsa kishin rënë që të mbyllnin këtë cikël për të dyja palët.
- “Kemi nisur diskutimet me Sylvinho-n, kur u kthyem nga Ukraina, dhe ai mori kohën e vet.
Kreu i FSHF-së, Armando Duka zbuloi disa detaje nga bashkëbisedimi për të zgjatur apo jo kontratën me trajnerin e ekipit kombëtar, Sylvinho-n. Ai tha se pas ndeshjes në luftë, ata kishin biseduar, ndërsa kishin rënë që të mbyllnin këtë cikël për të dyja palët. “Kemi nisur diskutimet me Sylvinho-n, kur u kthyem nga Ukraina, dhe ai mori kohën e vet. Të dy bashkë kemi arritur në atë konkluzion, se përfundimi i tij do të ishte mirë për të dyja palët “, tha Duka. Ai tha se pas ndeshjes në luftë, ata kishin biseduar, ndërsa kishin rënë që të mbyllnin këtë cikël për të dyja palët. “Kemi nisur diskutimet me Sylvinho-n, kur u kthyem nga Ukraina, dhe ai mori kohën e vet. Të dy bashkë kemi arritur në atë konkluzion, se përfundimi i tij do të ishte mirë për të dyja palët “, tha Duka. Kujtojmë se Sylvinho kishte marrë drejtimin e kuqezinjve në fillim të vitit 2023 dhe gjatë periudhës së tij arriti një sukses historik duke e kualifikuar Shqipërinë në Euro 2024, ku ekipi u rendit i pari në grupin kualifikues. Në kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria përfundoi e dyta pas Anglisë, duke lënë pas Serbinë dhe duke siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off”, ku u eliminua nga Polonia me rezultatin 2-1 në Varshavë. Gjatë gjithë periudhës së tij në stol, Sylvinho drejtoi Shqipërinë në 34 ndeshje, duke regjistruar 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, me një mesatare prej 1.53 pikësh për ndeshje. Në këtë periudhë, Kombëtarja shënoi 40 gola dhe pësoi 30. Me ardhjen e tij, Shqipëria arriti gjithashtu një rritje të dukshme në performancë dhe stabilitet taktik.