Portieri më i vjetër i Kupës së Botës 2026, Craig Gordon, pensionohet

Portieri më i vjetër i Kupës së Botës 2026, Craig Gordon, pensionohet

Pikat kryesore

  • Craig Gordon, portieri 43-vjeçar i kombëtares skoceze dhe lojtari më i moshuar që u aktivizua në Kupën e Botës të këtij viti, njoftoi këtë të enjte tërheqjen nga futbolli profesional.
  • Gordon mbyll kështu një karrierë që zgjati pothuajse një çerek shekulli.
  • I lindur në Edinburg, Gordon e nisi rrugëtimin e tij te Hearts, duke debutuar në vitin 2001.

Craig Gordon, portieri 43-vjeçar i kombëtares skoceze dhe lojtari më i moshuar që u aktivizua në Kupën e Botës të këtij viti, njoftoi këtë të enjte tërheqjen nga futbolli profesional. Gordon mbyll kështu një karrierë që zgjati pothuajse një çerek shekulli. I lindur në Edinburg, Gordon e nisi rrugëtimin e tij te Hearts, duke debutuar në vitin 2001. Në vitin 2007, ai iu bashkua Sunderland-it për 9 milionë paund, një shumë që në atë kohë përbënte rekord për një portier në futbollin britanik. Pas shtatë vitesh në Angli, në 2014-ën u kthye në Skoci dhe vesh për gjashtë sezone fanellën e Celtic-ut. Karriera e tij u mbyll aty ku nisi, te Hearts, skuadër me të cilën luajti gjashtë sezonet e fundit. Në total, Gordon regjistroi 682 paraqitje në të gjitha kompeticionet, 84 prej tyre me ekipin kombëtar skocez. Në Kupën e Botës të këtij viti, ai ishte rezerva e Angus Gunn-it në portë. Në fjalimin e lamtumirës, Gordon u shpreh: “Doja që karriera ime të mos mbaronte kurrë, por duhej.

Lini një Përgjigje