Pikat kryesore
- Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës 2026, ku u edhe portieri më i mirë i turneut, gardiani i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka siguruar një kontratë me gjigantët kilianë Colo Colo.
- Portieri 40-vjeçar, i cili mbeti pa ekip gjatë Botërorit pas përfundimit të kontratës me Chaves, do t’i bashkohet një prej klubeve më të mëdha në Amerikën e Jugut.
- Colo Colo krenohet me 34 tituj kampion në Kili, 14 trofe të Kupës, 4 Superkupa dhe një titull të Copa Libertadores.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës 2026, ku u edhe portieri më i mirë i turneut, gardiani i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka siguruar një kontratë me gjigantët kilianë Colo Colo. Portieri 40-vjeçar, i cili mbeti pa ekip gjatë Botërorit pas përfundimit të kontratës me Chaves, do t’i bashkohet një prej klubeve më të mëdha në Amerikën e Jugut. Colo Colo krenohet me 34 tituj kampion në Kili, 14 trofe të Kupës, 4 Superkupa dhe një titull të Copa Libertadores. Në vitin 1991, skuadra u mposht në finalen e Kupës Ndërkontinentale nga Crvena Zvezda. Vozinha ka një karrierë të gjatë nëpër klube evropiane si Trencin, AEL Limassol, Gil Vicente dhe Zimbra, si dhe ka luajtur për Progresso në Angolë dhe CS Mindelans e Batuque në vendlindjen e tij. Për Kombëtaren e Kepit të Gjelbër, ai ka grumbulluar 92 paraqitje, duke pësuar 86 gola dhe duke ruajtur portën e paprekur në 37 ndeshje. Në Botërorin 2026, Vozinha mbrojti në katër takime dhe pësoi vetëm katër gola, ndërsa skuadra e tij nuk humbi asnjë ndeshje në kohën e rregullt, duke u përballur edhe me finalistët Spanjën dhe Argjentinën.