Pikat kryesore
- VIDEO/ Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari.
- Shihni si ka përfunduar traktori Një aksident është regjistruar sot në Kolonjë të Lushnjës.
- Egzon Begaj, 64 vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjës, pasi mjeti bujqësor tip Zetor me të cilin po lëvizte u përmbys në një tatëpjetë.
VIDEO/ Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari. Shihni si ka përfunduar traktori Një aksident është regjistruar sot në Kolonjë të Lushnjës. Egzon Begaj, 64 vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjës, pasi mjeti bujqësor tip Zetor me të cilin po lëvizte u përmbys në një tatëpjetë. 64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për shkak të plagëve të marra. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident, i cili për pak sa nuk i mori jetën drejtuesit të mjetit bujqësor. Sipas të dhënave paraprake, shkak për humbjen e kontrollit mbi mjetin dyshohet të ketë qenë lagështia dhe balta në rrugën ku ai po udhëtonte për të shkuar në punë. loading…