Pikat kryesore
- Ngjarja është regjistruar në fshatin Golem , ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale.
- Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar, gjatë një debati, e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup.
- Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Një 17-vjeçar ka plagosur me thike një burrë ne Lushnje. Ngjarja është regjistruar në fshatin Golem , ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale. Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar, gjatë një debati, e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar, 17-vjeçari, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndërsa është sekuestruar edhe thika e përdorur në plagosje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Champions ende pa fitues/ Shkon në shtesë sfida PSG-Arsenal, atmosferë “zjarr” në “Puskas Arena” Pas pak “Korrespondent”, na ndiqni në “Investim 4 miliardë euro”/ Projekti në Zvërnec, reagon kompania: Prona është private