Pikat kryesore
- KBUDAPEST- Nuk kanë mjaftuar 90 minutat e rregullta për të përcaktuar fituesin e finales së UEFA Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit, e cila po zhvillohet në “Puskas Arena” në Budapest.
- Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, duke bërë që skuadrat t’i drejtohen 30 minutave shtesë për të vendosur fituesin e trofeut më prestigjioz për klube në Evropë.
- Arsenali kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me Kai Havertz, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale.
KBUDAPEST- Nuk kanë mjaftuar 90 minutat e rregullta për të përcaktuar fituesin e finales së UEFA Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit, e cila po zhvillohet në “Puskas Arena” në Budapest. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, duke bërë që skuadrat t’i drejtohen 30 minutave shtesë për të vendosur fituesin e trofeut më prestigjioz për klube në Evropë. Arsenali kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me Kai Havertz, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale. Në pjesën e dytë, PSG reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë me Ousmane Dembele. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat në vijim, asnjëra nuk arriti të gjente golin e fitores brenda kohës së rregullt. Tashmë gjithçka do të vendoset në shtesë, ndërsa tifozët në Budapest dhe miliona ndjekës në mbarë botën presin me ankth të mësojnë se kush do të ngrejë lart trofeun e Champions League. Formacionet zyrtare: PSG: Safonov, Dembele, Doue, Hakimi, Kvaratskhelia, Marquinhos, Mendes, Neves, Pacho, Ruiz, Vitinha. Arsenal: Raya, Gabriel, Havertz, Hincapie, Lewis-Skelly, Mosquera, Odegaard, Rice, Saka, Saliba,Trossard. Finalja po dhuron spektakël të padiskutueshëm mes dy skuadrave që kanë dominuar sezonin evropian, me PSG-në që synon të mbrojë trofeun dhe Arsenalin që kërkon kurorën e parë në historinë e tij në Champions League/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Arsenal ngre trofeun/ “Topçinjtë” festojnë zyrtarisht titullin kampion në Premier League Arsenal, kampion i Anglisë/ Londinezët fituan titullin pasi Manchester City u ndal në barazim Arsenal “prek “titullin”/ Burnley mundet 1-0 nga londinezët, vendi i dytë 5 pikë larg