PLAGOSJA e ‘Gucci’-t në Durrës, zbardhet dëshmia e Fabion Kuçit: kush më qëlloi!

PLAGOSJA e ‘Gucci’-t në Durrës, zbardhet dëshmia e Fabion Kuçit: kush më qëlloi!

Pikat kryesore

  • Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit , i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’ .
  • Ky i fundit dyshohet se është zënë në TikTok dhe më pas duket se ngjarja ka marrë të tjera përmasa live.
  • Gjatë dëshmisë së tij para policisë, ‘Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe në kërkim, ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit , i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’ . Ky i fundit dyshohet se është zënë në TikTok dhe më pas duket se ngjarja ka marrë të tjera përmasa live. Gjatë dëshmisë së tij para policisë, ‘Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe në kërkim, ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale. Kuçi rezulton i dënuar në Angli, ndërsa ka kryer dhe burg në këtë shtet. Sakaq, ‘Gucci’ ka pasur përplasje dhe me Kozak-un dhe me Xhemal Hukën, i cilësuar si ‘Fire’ në rrjetet sociale. Kujtojmë se Xhemal Huka është në kërkim prej disa ditësh, për një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Freskut, që në zanafillë të saj ka sherret në rrjetet sociale. Huka akuzohet se pak ditë më parë në zonë Freskut porositi rrahjen barbare të një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta dhe çekiç. Pas kësaj ngjarje u në kërkim Huka, ndërsa u arrestua dhunuesi.

Lini një Përgjigje