Pikat kryesore
- Ndaj drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, SPAK ka kërkuar masë sigurie “arrest shtëpie” pas hetimeve për abuzimeve me tenderat e zhvilluar në këtë institucion.
- Sipas raportimeve, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.
- Po ashtu, Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët me iniciale E.A.
Ndaj drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, SPAK ka kërkuar masë sigurie “arrest shtëpie” pas hetimeve për abuzimeve me tenderat e zhvilluar në këtë institucion. Sipas raportimeve, Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. Po ashtu, Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët me iniciale E.A. dhe E.B.