Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet…

Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet…

Pikat kryesore

  • Përplasjet dhe përçarjet brenda Partisë Demokratike duket se po thellohen edhe më tej.
  • Një mesazh u është dërguar anëtarëve të PD-së në degën e Elbasanit, ku u kërkohet që të mos marrin pjesë në takimin e zhvilluar sot nga Ervin Salianji në këtë qytet.
  • Në mesazh theksohet se takimi nuk organizohet nga strukturat zyrtare të Partisë Demokratike, por nga Suel Çela.

Përplasjet dhe përçarjet brenda Partisë Demokratike duket se po thellohen edhe më tej. Një mesazh u është dërguar anëtarëve të PD-së në degën e Elbasanit, ku u kërkohet që të mos marrin pjesë në takimin e zhvilluar sot nga Ervin Salianji në këtë qytet. Në mesazh theksohet se takimi nuk organizohet nga strukturat zyrtare të Partisë Demokratike, por nga Suel Çela. Sipas njoftimit, aktiviteti nuk ka asnjë lidhje me PD-në dhe lidhet vetëm me agjendën private të Salianjit. Ju informojmë se takimin e sotëm të Ervin Salianjit në Elbasan e organizon Suel Çela. Ky takim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, por lidhet vetëm me agjendën private të tij. Faleminderit, Partia Demokratike”, thuhet në mesazhin e PD-së. Ky mesazh ndaj anëtarësisë shihet si një tjetër shenjë e tensioneve dhe ndarjeve të brendshme në PD.

Lini një Përgjigje