Pas akuzave të bujshme që Angela Martini bëri publikisht, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i biznesmenit Fatmir Hysenbelliu. Përmes disa mesazheve të publikuara, ai ka sqaruar pozicionin e tij dhe ka hedhur poshtë çdo pretendim të modeles shqiptare.
“Për të arritur deri këtu, që të hapësh barkun vetëm për klikime apo lajme, turp të vi! Nuk do të prononcohesha për asnjë, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua. Thjesht bëra një përmbledhje për respekt,” shkruan Hysenbelliu në mesazhin e tij, duke shtuar se Angela Martini duhet t’i kërkojë falje publike familjes së tij.
Ai thekson se gjithçka që familja Hysenbelliu ka arritur, është fryt i punës së ndershme dhe i forcave të veta:
“Ne jemi familje që çdo gjë e kemi arritur me forcat tona në mënyrë të ndershme, jo si ajo që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë tjetër e arritur në jetë,” – vijon reagimi i tij.
Në vijim, ai ndalet edhe te çështja e Birrës Tirana, duke sqaruar se pas blerjes së kompanisë, stafi i ri kishte përdorur reklama ekzistuese ku shfaqej imazhi i Angela Martinit, por kjo ishte një praktikë që nuk u përsërit më. Sipas tij, çështja gjyqësore e ngritur nga modelja ishte mbyllur në favor të kompanisë.
“Reklama nuk është përdorur më! Gjykimi ka përfunduar në favorin tonë,” shkruan Hysenbelliu, duke nënvizuar se as ai personalisht dhe as familja e tij nuk kanë ushtruar ndonjë presion mbi media për raportimet në lidhje me Martinin.
Në fund të reagimit të tij, biznesmeni lëshon edhe një thumb të fortë:
“Është për të qeshur dhe për të ardhur keq që një grua e martuar dhe nënë, e cila jeton përtej oqeanit, të përpiqet të përfitojë duke hedhur baltë mbi imazhin tim apo të familjes time.”
Ky përplasja publike mes Angela Martinit dhe Fatmir Hysenbelliut pritet të ngjallë edhe më shumë reagime në rrjetet sociale dhe në media, pasi historia e tyre e vjetër është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.