Angela Martini akuza të forta: “Më bllokuan nga mediat sepse guxova t’i padis – nuk do të më mbyllin gojën”

Angela Martini ka shpërthyer në rrjetet sociale me një seri postimesh ku akuzon disa media shqiptare për abuzim, manipulim dhe censurë. Ajo thotë se gjithçka nisi pas një reklame për një kompani alkooli, por më vonë mori përmasa personale e të qëllimshme.

“Më bllokuan sepse i padita”

“Bazuar në zemërimin e tyre sepse guxova t’i padisja dhe sepse i ndalova në gjykatë, që nga ai moment ata nisën të bllokonin artikujt e mi. Ata zotërojnë një sërë botimesh, të mëdha e të vogla, që i kontrollojnë plotësisht – dhe ky është pushteti i tyre: të kontrollojnë narrativën,” shkroi Angela.

Ajo thotë se nga ai moment nisi fshirja dhe bllokimi i emrit të saj: “Ata shkuan dhe fshinë qindra artikujt e mi nga botimet e tyre gjatë viteve, duke punuar qëllimisht për të dëmtuar imazhin tim dhe për të më ndaluar të shfaqem në shtypin shqiptar.”

“Nuk është për famë – është për të vërtetën”

Në një tjetër postim, ajo sqaron: “Kjo nuk ka të bëjë me kërkimin e vëmendjes së medias – është për t’u sabotuar, heshtur dhe abuzuar nga njerëz që keqpërdorin pushtetin. Është për TË VËRTETËN, forcën dhe guximin. Askush nuk është i paprekshëm – jo presidentë, jo miliarderë, jo të famshëm. Fuqia e vetme e vërtetë është e vërteta.”

Angela Martini shton se nuk i intereson të jetë në media, por të mbrojë integritetin e saj: “Nuk më intereson të jem në media. Ajo që më intereson është që të sigurohem që asnjë njeri, pavarësisht ndikimit që mendon se ka, të mos mund ta përdorë pushtetin për të dëmtuar imazhin tim.”

“Një histori personale” – përmendet Fatmir Hysenbelliu

Angela Martini për herë të parë foli publikisht për një lidhje të shkurtër me Fatmir Hysenbelliun. “Shumë vite më parë, kur isha shumë e re, pata një lidhje të shkurtër – më pak se dy javë – me Fatmirin, djalin e pronarit të ‘Panoramës’. E kuptova shumë shpejt që ishte një gabim dhe u largova. Nuk më pëlqente fare, ndaj ndërpreva çdo komunikim,” rrëfen ajo.

Sipas saj, kjo histori është kthyer në burim hakmarrjeje: “Vetëm më vonë mësova se ai kishte një të dashur në atë kohë, të cilën e tradhtoi për të qenë me mua. Ai kurrë nuk e pranoi refuzimin tim. Edhe vite më vonë, madje edhe kur isha e martuar, ai më dërgonte mesazhe qesharake në Instagram. Por unë kurrë nuk iu përgjigja.”

“Unë nuk dorëzohem”

Angela Martini e mbylli mesazhin e saj me një sfidë të hapur: “Mjaft më me gënjeshtra, iluzione dhe manipulime. Shtrirja ime do të jetë gjithmonë forca e pamposhtur e së vërtetës. Unë nuk kam frikë – do të flas gjithmonë.”

Lini një Përgjigje