Përmbytje në disa fshatra pas çarjes së argjinaturës së lumit Drojë, uji hyn në banesa,…

Përmbytje në disa fshatra pas çarjes së argjinaturës së lumit Drojë, uji hyn në banesa,…

Pikat kryesore

  • Më e rëndë paraqitet gjendja në fshatin Miliskaj, ku uji ka depërtuar në dhjetëra banesa.
  • Sipas të dhënave paraprake, rreth 50 familje janë prekur nga përmbytjet, ndërsa në disa banesa niveli i ujit arrin deri në 1.5 metra, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe vështirësi serioze për banorët.
  • Në terren ndodhen strukturat e emergjencave civile dhe shërbimet përkatëse, të cilat po monitorojnë situatën dhe po punojnë për menaxhimin e përmbytjeve dhe ndihmën ndaj banorëve të prekur.

Përmbytje në disa fshatra pas çarjes së argjinaturës së lumit Drojë, uji hyn në banesa, preken dhjetëra familje Situata e përmbytjeve është përkeqësuar si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Drojë, duke shkaktuar vërshime të mëdha uji në dy fshatra: Dukagjin i Ri dhe Miliskaj. Më e rëndë paraqitet gjendja në fshatin Miliskaj, ku uji ka depërtuar në dhjetëra banesa. Sipas të dhënave paraprake, rreth 50 familje janë prekur nga përmbytjet, ndërsa në disa banesa niveli i ujit arrin deri në 1.5 metra, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe vështirësi serioze për banorët. Banorët e zonës shprehen se situata është e vështirë dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për evakuimin e familjeve në rrezik dhe për forcimin e argjinaturës së dëmtuar, me qëllim parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës. Në terren ndodhen strukturat e emergjencave civile dhe shërbimet përkatëse, të cilat po monitorojnë situatën dhe po punojnë për menaxhimin e përmbytjeve dhe ndihmën ndaj banorëve të prekur. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të zonave të rrezikuara të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna nga institucionet përgjegjëse. loading…

Lini një Përgjigje