Pikat kryesore
- Sidomos për ata që e shtyjnë disa herë alarmin dhe nuk arrijnë të kthjellohen pa një kafe të fortë.
- Disa ngrihen në momentin e fundit dhe e nisin ditën me nxitim e rrëmujë, ndërsa të tjerë kanë kohë të kryejnë me qetësi disa aktivitete para se të shkojnë në punë.
- Por a janë njerëzit që zgjohen herët vërtet më të shëndetshëm, më produktivë dhe më të lumtur?
Sidomos për ata që e shtyjnë disa herë alarmin dhe nuk arrijnë të kthjellohen pa një kafe të fortë. Disa ngrihen në momentin e fundit dhe e nisin ditën me nxitim e rrëmujë, ndërsa të tjerë kanë kohë të kryejnë me qetësi disa aktivitete para se të shkojnë në punë. Por a janë njerëzit që zgjohen herët vërtet më të shëndetshëm, më produktivë dhe më të lumtur? Sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën Journal of Sleep Medicine , përgjigjja është po. Të dhënat tregojnë se ata që e kanë zakon të ngrihen herët përjetojnë më pak stres dhe raportojnë nivele më të larta lumturie.