Pashkët kthejnë emigrantët, fluks lëvizjesh në Kapshticë

Pashkët kthejnë emigrantët, fluks lëvizjesh në Kapshticë

Pikat kryesore

  • Rritet ndjeshëm fluksi i lëvizjeve në Pika Kufitare e Kapshticës, teksa emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi po kthehen në atdhe për të festuar Pashkët pranë familjarëve.
  • Gjatë orëve të mbrëmjes është regjistruar një shtim i ndjeshëm i hyrjeve në territorin shqiptar.
  • Për të përballuar situatën, autoritetet shqiptare kanë shtuar numrin e sporteleve në funksion, duke operuar aktualisht me 5 të tilla në hyrje dhe 1 në dalje.

Rritet ndjeshëm fluksi i lëvizjeve në Pika Kufitare e Kapshticës, teksa emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi po kthehen në atdhe për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Gjatë orëve të mbrëmjes është regjistruar një shtim i ndjeshëm i hyrjeve në territorin shqiptar. Për të përballuar situatën, autoritetet shqiptare kanë shtuar numrin e sporteleve në funksion, duke operuar aktualisht me 5 të tilla në hyrje dhe 1 në dalje. Pavarësisht fluksit të lartë, pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata, falë menaxhimit dhe funksionimit maksimal të kapaciteteve në dispozicion. Ndërkohë, ndryshe paraqitet situata në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa paralajmërojnë se fluksi pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim, për shkak të festës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shkodrania që do përfaqësojë Greqinë në MISS po ‘pushton’ botën me kërcim me taka Mes riteve 2000 vjeçare të Pashkëve. Bekimi i bukës në Zadrimë, “festival” ngjyrash Alarm radioaktiv gjatë kërkimit të vezëve të Pashkëve: Gjendet shishe me “Polonium 210” pranë Stuttgartit

Lini një Përgjigje