Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza

Pikat kryesore

  • Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektaktin ligjor që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim, lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza.
  • Në fund të mbledhjes së qeverisë, ministri Nufi tha se në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Shqipëria do të angazhohet fillimisht me katër oficerë shtabi.
  • Ministri bëri të ditur se ky do të jetë hapi i parë i pjesëmarrjes së vendit në mision, ndërsa pas dislokimit të oficerëve do të vlerësohet niveli i mëtejshëm i angazhimit të Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektaktin ligjor që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim, lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Në fund të mbledhjes së qeverisë, ministri Nufi tha se në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Shqipëria do të angazhohet fillimisht me katër oficerë shtabi. Ministri bëri të ditur se ky do të jetë hapi i parë i pjesëmarrjes së vendit në mision, ndërsa pas dislokimit të oficerëve do të vlerësohet niveli i mëtejshëm i angazhimit të Forcave të Armatosura. “U miratua dhe projektakti ligjor për të shkuar në Kuvend për miratimin e misionit tonë në Gaza, në përputhje dhe me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Republika e Shqipërisë do të ketë një përfaqësi në Gaza, duke filluar me 4 oficerë shtabi. Ky do të jetë angazhimi i Republikës së Shqipërisë dhe me vajtjen e këtyre 4 oficerëve të shtabit në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese do të vlerësohet më pas se cili do të jetë niveli konkret i trupave që do të dërgohen në Gaza, përfshirë dhe vendndodhjen konkrete ku këto trupa do të dislokohen”, deklaroi ministri i Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje