Pikat kryesore
- Rovena Zoto është kandidatja e dytë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
- Aktualisht, Rovena Zoto ushtron detyrën si prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës.
- Ajo është emëruar prokurore në vitin 2010, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës.
Rovena Zoto është kandidatja e dytë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Aktualisht, Rovena Zoto ushtron detyrën si prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo është emëruar prokurore në vitin 2010, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës. Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Lushnjes, Fierit dhe Tiranës. Ajo ka hetuar vepra që lidhen kryesisht me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe hetimet pasurore. Dje, prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi dorëzoi kërkesën pranë KLP-së, duke shprehur zyrtarisht interesin për të marrë pjesë në garë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!