Pikat kryesore
- Tre zjarrfikës kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Greqinë.
- Sipas autoriteteve, dy prej tyre, 25 dhe 58 vjeç, humbën orientimin për shkak të tymit të dendur dhe mbetën të bllokuar brenda automjetit, kur një zjarr masiv përfshiu një zonë pyjore në ishullin e Kretës.
- Një tjetër zjarrfikës, 27 vjeç, ndërroi jetë nga një atak kardiak gjatë ndërhyrjes në një vatër zjarri në Greqinë kontinentale.
Tre zjarrfikës kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Greqinë. Sipas autoriteteve, dy prej tyre, 25 dhe 58 vjeç, humbën orientimin për shkak të tymit të dendur dhe mbetën të bllokuar brenda automjetit, kur një zjarr masiv përfshiu një zonë pyjore në ishullin e Kretës. Një tjetër zjarrfikës, 27 vjeç, ndërroi jetë nga një atak kardiak gjatë ndërhyrjes në një vatër zjarri në Greqinë kontinentale. Situata më e rëndë paraqitet në jug të Kretës, ku flakët, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, vijojnë të jenë jashtë kontrollit. Shumë fshatra janë evakuuar, ndërsa banorët janë larguar nga zonat e rrezikut edhe me mjete lundruese.