Pas tre muajsh në Dubai, Clevio pritet të ekstradohet nesër në Shqipëri

Reperi i njohur shqiptar, Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik “Clevio”, pritet të ekstradohet ditën e mërkurë nga Dubai drejt Shqipërisë. Ai është arrestuar rreth tre muaj më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Burime pranë organeve ligjzbatuese bëjnë me dije se Clevio ka nënshkruar dokumentet e ekstradimit, duke pranuar transferimin e tij drejt Tiranës, ku pritet të përballet me akuzat që, sipas tij, janë ngritur nga kundërshtarë personalë dhe jo mbi bazë ligjore.

Sipas njoftimeve zyrtare, ekstradimi do të kryhet më 8 tetor nën mbikëqyrjen e Interpol-it, me destinacion Tiranën, ku më pas do të zhvillohen procedurat e para ligjore ndaj reperit.

Më shumë detaje mbi situatën ligjore të Clevios pritet të zbulohen pas mbërritjes së tij në Shqipëri.

Lini një Përgjigje