/ Pas Qukës-Qafë Plloçë e Korçë-Ersekë, Ballukut i shembet edhe rruga Shëngjin-Velipojë.…

/ Pas Qukës-Qafë Plloçë e Korçë-Ersekë, Ballukut i shembet edhe rruga Shëngjin-Velipojë.…

Pikat kryesore

  • FOTO+VIDEO/ Pas Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Ersekë dhe Rrugës së Arbrit, Ballukut i shembet edhe Shëngjin-Velipojë.
  • Siç shihet edhe përmes pamjeve rrëshqitje ka pasur në të dyja anët e skarpateve pranë fshatit Rrjoll, ndërsa çarje ka pësuar edhe traseja e rrugës, e cila rrezikon të shembet edhe më shumë.
  • Për rrjedhojë, qarkullimi në kahun ku janë vërejtur problematikat është bllokuar prej 2 ditësh, ndërsa lëvizjet e automjeteve kryhen me vështirësi vetëm në njërin sens.

FOTO+VIDEO/ Pas Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Ersekë dhe Rrugës së Arbrit, Ballukut i shembet edhe Shëngjin-Velipojë. Vepra u përurua 8 muaj më parë dhe kushtoi 4 mln euro Rruga e re Shëngjin–Velipojë e përuruar në prill të 2025 ka pësuar dëmtime në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë së saj, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Siç shihet edhe përmes pamjeve rrëshqitje ka pasur në të dyja anët e skarpateve pranë fshatit Rrjoll, ndërsa çarje ka pësuar edhe traseja e rrugës, e cila rrezikon të shembet edhe më shumë. Për rrjedhojë, qarkullimi në kahun ku janë vërejtur problematikat është bllokuar prej 2 ditësh, ndërsa lëvizjet e automjeteve kryhen me vështirësi vetëm në njërin sens. Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë ka kushtuar 3.8 milionë euro, ndërsa është konsideruar nga qeveria shqiptare si një investim strategjik në fushën e turizmit, pasi lidh dy nyje të rëndësishme të bregdetit të Adriatikut. Rrëshqitjet në këtë aks vetëm 8 muaj pas përurimit ngrenë pikëpyetje të mëdha për cilësinë e punimeve, problematikë e hasur edhe në akse të tjera të rëndësishme, si Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, ku shembjet vijuan me shirat e parë të vjeshtës. Aksi Shëngjin Velipojë me një gjatësi rreth 15 kilometra është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. loading…

Lini një Përgjigje