Arritëm qëllimet pa thyer asnjë xham, pa këputur as një lule apo degë peme”, Ilir…

Arritëm qëllimet pa thyer asnjë xham, pa këputur as një lule apo degë peme”, Ilir…

Pikat kryesore

  • Ai u shpreh se ajo që ndodhi me vendosjen e pluralizmit, është frymëzim për ata që nuk duan të jetojnë nën autokraci, shtypje e diktaturë.
  • Dizdari u shpreh gjithashtu se edhe protestat, aq të nevojshme, duhet të kenë në vetvete qytetarizëm, duke kujtuar se gjithçka që u arrit, u bë pa dëmtuar asnjë pemë apo godinë.
  • Ne e kërkuam pluralizmin politik dhe e arritëm në vetëm 3 ditë.

“Arritëm qëllimet pa thyer asnjë xham, pa këputur as një lule apo degë peme”, Ilir Dizdari: 8 Dhjetori, frymëzim për ata që s’duan të jetojnë nën autokraci Ilir Dizdari ishte i ftuar në studion e News24 ku foli në lidhje me Lëvizjen e dhjetorit 1990. Ai u shpreh se ajo që ndodhi me vendosjen e pluralizmit, është frymëzim për ata që nuk duan të jetojnë nën autokraci, shtypje e diktaturë. Dizdari u shpreh gjithashtu se edhe protestat, aq të nevojshme, duhet të kenë në vetvete qytetarizëm, duke kujtuar se gjithçka që u arrit, u bë pa dëmtuar asnjë pemë apo godinë. “Demokracia është të bindesh pak e të protestosh shumë. Ne e kërkuam pluralizmin politik dhe e arritëm në vetëm 3 ditë. Lëvizja e dhjetorit është frymëzim për ata që nuk duan të jetojnë nën autokraci, shtypje e diktaturë. Sot një formë proteste është largimi i të rinjve nga vendi, por kjo sipas meje nuk është forma e duhur e protestës. Sot nuk ka protesta, nuk ka të rinj dhe as qytetarizëm. Ne protestuam pa thyer asnjë xham, pa këputur as një lule apo degë peme”, tha ai. loading…

Lini një Përgjigje