Pikat kryesore
- Ajo që pritej të ishte fillimi i një romance të re dhe të shumëpritur në “Ferma VIP”, duket se ka marrë një tjetër kthesë të papritur.
- Pasi shkëmbyen puthje dhe përqafime gjatë festës mbrëmjen e djeshme, të gjithë menduan se dyshja më e komentuar, Indri dhe Vanesa, kishin konfirmuar lidhjen e tyre.
- Në një bisedë të qetë dhe të hapur mes të dyve në oborrin e fermës, Indri ka shprehur sërish hezitimet e tij.
Ajo që pritej të ishte fillimi i një romance të re dhe të shumëpritur në “Ferma VIP”, duket se ka marrë një tjetër kthesë të papritur. Pasi shkëmbyen puthje dhe përqafime gjatë festës mbrëmjen e djeshme, të gjithë menduan se dyshja më e komentuar, Indri dhe Vanesa, kishin konfirmuar lidhjen e tyre. Por, situata ka ndryshuar vetëm pak orë më vonë. Në një bisedë të qetë dhe të hapur mes të dyve në oborrin e fermës, Indri ka shprehur sërish hezitimet e tij. Ai nuk e ka fshehur tërheqjen e madhe që ka për Vanesën, por ka theksuar qartë se “nuk është gati të nisë diçka”. Ndonëse Vanesa ka qenë ajo që shpesh ka nxitur afrimitetin dhe nuk e ka lejuar atë të distancohet, Indri ka rikthyer sërish në vëmendje një “pengesë” thelbësore: lidhjen që Vanesa ka lënë pezull jashtë shtëpisë. Ai i ka bërë të qartë, për të disatën herë, se ky fakt e step dhe e pengon të ndihet i lirë në këtë raport, pasi nuk dëshiron të bëhet “molla e sherrit” në një marrëdhënie që nuk ka përfunduar zyrtarisht. Ky moment hezitimi nga ana e Indrit, sidomos pas një puthjeje aq pasionante, tregon se ai po tregohet më i kujdesshëm me hapat e tij. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do ta presë Vanesa këtë “frenim” dhe a do të mundet ajo të vendosë përfundimisht pikat mbi “i” me jetën e saj jashtë, për të pasur një lidhje të pastër brenda fermës.