Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga…

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga…

Pikat kryesore

  • Autoritetet greke kanë intensifikuar përpjekjet për të siguruar që Mali Olimp, maja më e lartë e vendit me 2,918 metra mbi nivelin e detit, të marrë statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO.
  • I përshkruar nga Homeri si “selia e të pavdekshmëve”, Olimpi është i mbushur me mite, histori dhe bukuri natyrore.
  • Kryetari i bashkisë Dion-Olimp, Evangelos Geroliolios, kujtoi ngjitjen e tij të parë dekada më parë.

Autoritetet greke kanë intensifikuar përpjekjet për të siguruar që Mali Olimp, maja më e lartë e vendit me 2,918 metra mbi nivelin e detit, të marrë statusin e trashëgimisë botërore nga UNESCO. I përshkruar nga Homeri si “selia e të pavdekshmëve”, Olimpi është i mbushur me mite, histori dhe bukuri natyrore. Kryetari i bashkisë Dion-Olimp, Evangelos Geroliolios, kujtoi ngjitjen e tij të parë dekada më parë. “Nuk e kam harruar kurrë atë ndjesi unike atje lart në fronin e Zeusit. Është një vend i jashtëzakonshëm, i shkrirë nga miti, bukuria dhe pesha e historisë.” Komiteti i Trashëgimisë Botërore pritet të diskutojë nominimin e Greqisë në sesionin e tij të 48-të në Busan, Koreja e Jugut, ndërsa vendimi final pritet më 29 korrik. Greqia e ka propozuar për herë të parë përfshirjen e malit në listë në vitin 2014, duke theksuar rëndësinë kulturore dhe mjedisore të tij. Mali Olimp u pyll kombëtar që në vitin 1938, ndërsa në vitin 1981 UNESCO e njohu si rezervë biosfere. Në vitin 2021, një dekret presidencial e park kombëtar, duke forcuar mbrojtjen e tij. Popullariteti i malit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me rreth 500,000 vizitorë të regjistruar vetëm vitin e kaluar. Ky interes është shtuar edhe pas publikimit të filmit “Odisea” të Christopher Nolan, i frymëzuar nga epopeja e Homerit dhe i xhiruar pjesërisht në Greqi. Megjithatë, rritja e turizmit sjell rreziqe. Dimitris Pappas, zëvendësdrejtor i agjencisë së menaxhimit të parkut kombëtar, paralajmëroi se kërcënimi më i madh për zonën janë zjarret në pyje të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike. “Ato mund të shmangen me fonde shtesë për masa mbrojtëse, pastrimin e shtigjeve dhe ndërtimin e strehimoreve,” tha ai. Përveç rëndësisë mitologjike, Olimpi ka edhe vlera fetare. Në një nga majat më të ulëta është zbuluar një vend i shenjtë në ajër të hapur, i përmendur nga Plutarku në shekullin e dytë pas Krishtit, ku kryheshin flijime për Zeusin. Mali është gjithashtu shtëpia e faltores më të lartë në botën ortodokse, me manastire bizantine dhe vende adhurimi të shpërndara në majat e tij. Turistët e huaj e kanë cilësuar statusin e trashëgimisë botërore si të merituar dhe të vonuar. “Nuk është thjesht një ide e mirë, është ideja më e mirë,” tha Lenka Hotmarova, vizitore nga Republika Çeke. Megjithatë, organet këshillimore të UNESCO-s kanë kërkuar detaje të mëtejshme, duke sugjeruar që nominimi t’i kthehet Greqisë për plotësim. Kjo ka shtuar shqetësimet për balancën mes turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit. “Kapaciteti mbajtës i Olimpit ka arritur limitin e tij,” tha Geroliolios. “Përcaktimi si vend i trashëgimisë botërore do të vendoste përgjegjësi më të madhe për ne, por edhe nëse nuk ia dalim, nuk ka kohë për të humbur. Duhet të merren masa të mëtejshme mbrojtëse.”

Lini një Përgjigje